Një sërë shtetesh evropiane, përfshirë Italinë, Spanjën dhe Francën kanë shtrënguar masat kundër koronavirusit mes shpërthimeve të reja të virusit dhe fushatës së vaksinimit që vazhdon të jetë e ngadaltë.
Italia raportoi gati 19 mijë infektime të reja dhe 280 viktima të shtunën dhe qeveria ka vendosur të ngrejë nivelin e rrezikut të pandemisë në disa rajone duke ashpërsuar edhe masat e kufizimit nga 1 marsi.
Mes tyre, Bazilikata dhe Molisë përfshihen në zonën e kuqe, me nivelin më të lartë të përhapjes. Atje udhëtimet do të ndalohen plotësisht, e do të mbyllen të gjitha dyqanet jo të domosdoshme.
Numri i personave që rezultuan pozitiv në Francë u rrit në gati 24 mijë të shtunën, ndërsa viktimat ishin 185.
Më shumëse 60 qytete në juglindje të Francës dhe rajonin verior të Dunkirk patën fundjavën e parë të lockdoënit nga kjo e shtunë. Franca e cila ka siguruar 7.7 milionë doza të vaksinave të Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca, vazhdon të jetë prapa me fushatën e imunizimit. Rreth 2.9 milionë njerëz apo 2.33 përqind e popullsisë ka marrë vaksinen, e vetëm 1.5 milion prej tyre të dyja dozat.
Qeveria hungareze vendosi të zgjasë kufizimet deri në 15 mars, mes rritjes së numrit të të intektuarëve. Autoritetet paralajmërojnë se situtata do të jetë edhe më dramatike gjatë javëve në vazhdim.
Praga i kthehet gjithashtu izolimit nga e hëna, ndërsa Gjermania, ekonomia më e madhe e Europës ripërsërit shqetësimet se variantet e reja të koronavirusit mund të përmbysin progresin e shënuar deri më tani. Kancelarja Angela Markel tha se të gjitha të dhënat sugjerojnë një valë të tretë të pandemisë, e shumë rajone po përgatiten për një tjetër lockdoën.