Një 11-vjeçare në Missouri i ka gjetur dy prindërit e saj, të dy 40-vjeçarë, të vdekur në shtrat, pasi kishin rezultuar pozitivë me COVID-19.
KSDK raporton se ty dy prindërit kishin rezultuar pozitivë për COVID-19, dhe ishin karantinuar në shtëpinë e tyre, derisa u gjeten të vdekur, shkruan FOX5.
“T’i humbësh dy prindërit përnjëherë për një 11-vjeçare është vërtetë e rëndë. Vitin e kaluar për krishtlindje ata erdhën te dera jonë dhe na dhuruan biskota. Ata ishin njerëz shumë të mirë. Ne po lutemi për vajzën dhe familjen e saj”, tha një komshi i tyre.
Vajza ishte fëmija i vetëm i familjes.