Fjalë Kyçe

Në Zvicër sot po zhvillohet referundimi për lejimin ose jo të mbulesës në publik

Në Zvicër sot po zhvillohet referundimi për lejimin ose jo të mbulesës në publik

Qytetarët zviceran do të deklarohen sot përmes votës popullore se a janë pro ose kundër heqjes së mbulesës, që zakonisht e përdorin gratë nga komuniteti mysliman që jetojnë në këtë shtet.

Me këtë rast gazeta e njohur zvicerane 20min.ch, ka bërë gati një aplikacion ekstrapolimi që do të bënë parashikime të sakta në lidhje me rezultatin e votimit.

Iniciativa për heqjen e mbulesës Burka, u nis nga Komiteti Egerkinger rreth Këshilltarit Kombëtar të SVP Walter Wobmann. Përmes kësaj iniciative kërkohet që askush të mos lejohet të mbulojë fytyrën e tij në vende me qasje publike. Ajo mbështetet nga partitë politike SVP dhe EDU.

Kujtojmë se në këtë shtet jetojnë një numër i madh i qytetarëve të Kosovës, disa prej të cilëve janë praktikues të besimin islam.