Fjalë Kyçe

Aeroplani bombardues i Luftës II-të Botërore gjendet në fund të Detit Adriatik

Aeroplani bombardues i Luftës II-të Botërore gjendet në fund të Detit Adriatik

Ajo dikur mbizotëronte në qiellin mbi Evropën e shkatërruar nga lufta, por kjo kala fluturuese B-17 është ende duke tërhequr vëmendjen ndërsa qëndron 200 metra nën sipërfaqen e Detit Adriatik.

Këto imazhe të reja mahnitëse tregojnë se si bombarduesi gjigant i Luftës së Dytë Botërore, numri serial 44-6630, mbetet një nga rrënojat më të ruajtura të një B-17.

Fotografi dhe zhytësi profesionist sllovak, Martin Strimska, realizoi verën e kaluar disa fotografi të jashtëzakonshme, të cilat i publikoi vetëm së fundmi. “Është një mrekulli të humbasësh brenda këtij avioni. Jam shumë i lumtur që munda të realizoj këto fotografi”, tha sllovaku, raporton dailymail.

Aeroplani i bërë nga Boeing ishte në një mision bombardimesh në Vjenë si pjesë e përpjekjes Aleate për të çliruar Evropën e Nazistëve kur bëri udhëtimin e tij të fundit, fatal, në 6 nëntor 1944, transmeton Telegrafi.

Nën zjarrin e rëndë kundër-ajror, aeroplani u ul në Detin Adriatik – 31 milje (50 km) nga bregu kroat pranë fshatit Rukavac. Të gjithë, përveç një prej ekuipazhit të saj, i mbijetuan uljes.

Ajo tani është një atraksion për zhytësit, të cilët dëshmojnë B-17 në pothuajse të gjithë lavdinë e saj. Hunda e saj është shtypur, por kabina e pilotit është e dukshme pasi xhami i përparmë është copëtuar.

Rrotat e aeroplanit kanë filluar të zhyten në shtratin e detit – duke ngritur pikëpyetje se sa kohë do të mbeten rrënojat para se të shpërbëhen. Motorët dhe krahët e tij janë të mbuluar me alga, rërë dhe krustace të ngordhura.

Aeroplani i fortë me katër motorë u ndërtua për Korpusin e Ushtrisë Ajrore të Shteteve të Bashkuara (USAAC) gjatë një periudhe kur motorët binjakë ishin normë.