Fjalë Kyçe

Mustafa për ftesën e VV-së për takim: LDK-ja ka qenë gjithnjë e hapur për biseda

Mustafa për ftesën e VV-së për takim: LDK-ja ka qenë gjithnjë e hapur për biseda

Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se LDK-ja ka qenë e hapur gjithnjë për biseda dhe dialog. Duke komentuar ftesën e Lëvizjes Vetëvendosje për takim gjatë së hënës, Mustafa ka thënë se nuk mund të flasë se kur LDK-ja është e gatshme të takohet me zyrtarët e VV-së për shkak të zgjedhjes së kryetarit të ri.

Ai ka deklaruar se LDK-ja nuk është parti e barrikaduar dhe nuk i kanë gjuajtur të tjerët me molotov apo gaz.

“LDK gjithherë ka qenë e hapur për biseda dhe dialog. Nuk jemi barrikaduar si të tjerët dhe nuk i kemi gjuajtur të tjerët me gaz e me molotov, kur është dashur të bisedojmë. Kuvendi është i të gjithëve, jo vetëm i atyre që janë renditur të parët”, ka deklaruar ai.

Nuk shoh asgjë të keqe nga bisedat për përgatitjen e konstituimit të Kuvendit. por se kur LDK do të jetë e gatshme të marrë pjesë, nuk mund të flas”.

Lëvizja Vetëvendosje të enjten u ka dërguar ftesa LDK-së, AAK-së dhe PDK-së për takime konsultative pas certifikimit të procesit zgjedhor./KP/