Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut nga 3.654 teste të kryera janë regjistruar 868 raste të reja me Covid-19.
Sipas njoftimit të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë e kanë humbur jetën si pasojë e virusit, ndërkohë janë shëruar 355 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 111.077 raste, prej të cilëve 96.925 janë shëruar, kurse 3.280 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 10.872.