Tetë persona kanë vdekur në tri sulme të ndara të martën në mbrëmje në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një 21-vjeçar që dyshohej për sulmin është arrestuar disa orë pas hulumtimeve, ka njoftuar Policia.
Sulmet nisën në orën 17:00 në një qendër masazhi aziatike, ku u qëlluan pesë persona. Dy nga ta vdiqën në vendin e ngjarjes e tre të tjerë u dërguan në spital, ku dy prej tyre nuk u mbijetuan plagëve, raporton AP.
Asnjë person s’ishte arrestuar në vendin e ngjarjes.
Një orë më pas, në një paralagje të Atlantas, duke iu përgjigjur raportimeve për një vjedhje, policia gjeti tri gra të vdekura në një tjetër qendër masazhi.
Deri sa ishin në vendin e ngjarjes, u raportua për një tjetër sulm në një tjetër qendër, ku u gjet një grua e qëlluar brenda biznesit.
Një burrë i dyshuar u vu re përmes incizimeve të kamerave, pak para se të ndodhnin sulmet.
Zyrtarët kanë thënë se i dyshuari, Robert Aaron Long, u arrestua 150 kilometra larg Atlantas.
Sipas tyre, Long është i dyshuari për të gjitha sulmet.