Një person ka arritur që të mbijetojë nga dyluftimi me ariun. Ai e fitoi dyluftimin me ndihmën e të dashurës së tij, e cila bërtiste duke i thënë që ta godasë ariun në sy.
Andi Bauer, 26 nga Gjermania dhe Lara Booth, 23 vjeçare nga Britania e Madhe, kishin dalë për shëtitje në malet e Rumanisë, kur e gjetën vetën një metër larg një ariu me dy këlyshë, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Ariu, i cili i sulmoi çiftin për vetëmbrojtje, ia ka lënduar këmbën, duke e lënë të gjakosur.
Ai u shpëtua falë të dashurës së tij, e cila gjatë kohës sa ai po përballej me ariun, ajo i bërtiti disa herë që ta sulmonte ariun në sy.
Mrekullisht, ariu u largua kur u sulmua në sy dhe çifti i shpëtuan vdekjes.
Kujdes, pamje të rënda.