Një vajzë tetëvjeçare vdiq shkaku i plagëve të shkaktuara ga një qen në qytetin slloven të Menges, në veri të Lubjanës.
Policia sllovene u informua dje për ngjarjen dhe hetimi tregoi se vajza iu afrua një qeni të madh në një oborr.
Qeni sulmoi dhe kafshoi një vajzë e cila vdiq në vend për shkak të plagëve. Oborri ishte i rrethuar, por porta ishte e hapur, raportojnë mediat sllovene.
Një i rritur që mbërriti në vendin e ngjarjes hoqi qenin nga vajza dhe thirri një ambulancë, por dëmtimet e saj ishin aq të rënda, sa ajo ndërroi jetë pavarësisht mbërritjes së shpejtë të mjekut.
Policia po zhvillon një hetim nën dyshimin e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm. Qeni, i racës rottweiler u mor së bashku pronarët.