Asteroidi më i madh që do të kalojë pranë Tokës këtë vit do t’i afrohet më shumë të Dielën, por shkencëtarët thonë se nuk ka nevojë për panik sepse nuk paraqet kërcënim për planetin.
NASA ka bërë me dije se asteroidi më i madh që do të kalojë nga Toka këtë vit, do të afrohet rreth 1.25 milion milje (dy milion kilometra) më 21 Mars.
“Sciencealert” shkruan se Agjencia Amerikane e Hapësirës do t’i lejojë astronomët të shohin nga afër asteroidin “2001 FO32”, i cili vlerësohet të jetë me diametër rreth 3000 metra, i zbuluar 20 vjet më parë.
“Ne e dimë me shumë saktësi rrugën orbitale të “2001 FO32” rreth Diellit. Nuk ka asnjë shans që asteroidi të afrohet me Tokën më shumë se 1.25 milion milje. Kjo është afërsisht sa 5-fishi i distancës së Tokës nga Hëna, aq sa mund të klasifikohet si një asteroid potencialisht i rrezikshëm”, tha Paul Chodas, drejtor i Qendrës për Studime të Objekteve në Afërsi të të Tokës.
Sipas NASA-s, asteroidi do të kalojë me rreth 77,000 milje (124,000 km) në orë më shpejt se shpejtësia me të cilën shumica e asteroideve ndeshen me Tokën.
“Aktualisht, dihet pak për këtë objekt, kështu që ‘takimi’ shumë i afërt siguron një mundësi të jashtëzakonshme për të mësuar shumë në lidhje me këtë asteroid,” u shpreh Lance Benner, shkencëtar kryesor në Laboratorin e Jet Propulsionit të NASA-s.
Astronomët shpresojnë të kuptojnë më mirë madhësinë e asteroidit dhe një ide të përafërt të përbërjes së tij duke studiuar dritën që reflekton në sipërfaqen e tij.
“Kur rrezet e diellit godasin sipërfaqen e një asteroidi, mineralet në shkëmb thithin disa gjatësi vale. Duke studiuar spektrin e dritës që reflekton nga sipërfaqja, astronomët mund ta masin”, bën me dije NASA.
Astronomët amatorë në disa pjesë të globit do të jenë në gjendje të kryejnë vëzhgimet e tyre.
“Asteroidi do të jetë më i ndritshëm ndërsa lëviz nëpër qiellin jugor. Astronomët amatorë në Hemisferën Jugore dhe në gjerësitë gjeografike të ulëta veriore do mund të jenë në gjendje ta shohin këtë asteroid duke përdorur teleskopë me madhësi të moderuar me apertura prej të paktën 8 inç në netët që çojnë në afrimin më të afërt, por atyre ndoshta do t’u duhen tabela yjesh për ta gjetur atë”, tha Chodas.
Sipas NASA-s, më shumë se 95% e asteroideve që kanë kaluar afër Tokës, me madhësi sa ajo e “2001 FO32” ose më të mëdhenj, janë kataloguar dhe asnjë prej tyre nuk ka ndonjë shans të ndikojë në planetin tonë gjatë shekullit të ardhshëm.
Facebook Twitter