Tre gazetat më të mëdha ruse kanë vendosur në ballinat e tyre këtë të hëne fotografinë e gazetarit të arrestuar, duke shprehur solidaritetin me të.
Kommersant, Vedomosti dhe RBK, ndër gazetat më të respektuara ditore në Rusi, kanë publikuar editorial me titullin “Unë jam/Ne jemi Ivan Golunov” duke bërë thirrje për transparencë në gjykimin ndaj të cilit përballet gazetari.
Golunov gjatë kohës sa ishte në mbajtje ishte rrahur për 12 orë, thotë avokati i tij. Policia tha që gazetari dyshohet se ka bërë tregti me drogë, raporton Fox News, transmeton Gazeta Express.
Golunov, të shtunën u dërgua në arrest shtëpiak, ndërkohë që morri përkrahje të gjerë nga publiku.
Ai ishte arrestuar pasi që iu gjet drogë në analiza, ndërkohë që vet e ka mohuar, duke akuzuar se rasti i tij është i montuar dhe se atij i kishin dhënë drogë përmes ushqimit.
Ndërsa mediat ndërkombëtare kanë shkruar se ai ishte arrestuar për shkak të një artikulli kritik ndaj qeverisë ruse.
Gjykata vendosi që provat kundër tij nuk janë bindëse dhe se ai u lirua nga burgu, për të shkuar në arrest shtëpiak.