Përpjekjet për të zhvendosur anijen gjigante me kontejnerë që ka mbetur e bllokuar në Kanalin e Suezit, ka dhënë rezultate gjatë ditës së shtunë pasi ka bërë një lëvizje të lehtë, kanë njoftuar autoritetet e këtij kanali, transmetojnë mediat ndërkombëtare.
Anija me gjatësi prej 400 metrash ka mbetur e bllokuar në pjesën jugore të kanalit pas erërave të forta të martën, duke bllokuar një nga rrugët ujore më të ngarkuara në botë.
Rreth 15% e trafikut të transportit ujor në botë kalon nëpër këtë kanal dhe qindra anije po presin të kalojnë përmes rrugës ujore pasi të jetë liruar “Ever Givën”.
Kryetari i Autoritetit të Kanalit të Suezit, Osama Rabie, ka thënë se shpreson se nuk do të jetë e nevojshme të kërkohej heqja e disa prej 18.300 kontejnerëve nga anija për të lehtësuar ngarkesën e saj, por që baticat dhe erërat e forta po komplikonin përpjekjet për ta liruar atë.
Anija “Ever Givën”, është e gjatë sa katër fusha të futbollit. Kjo anije me 200 mijë tonë, ka kapacitet për të bartur 20 mijë kontejnerë.