Fjalë Kyçe

Horoskopi i datës 28 mars 2021

Horoskopi i datës 28 mars 2021

Dashi

Gjatë kësaj dite do ju rikthehet buzëqeshja sepse do jene financat ato që do kenë përmirësime të mëdha. Nëse keni një lidhje do i keni shumë të qarta mendimet dhe do dini si ta mbani partnerin përherë pas vetes. Të dy palët do jeni në humor dhe do dashuroheni pa dorashka. Edhe për ju beqarët mund të ndizet flaka e dashurisë. Do ju pushtojë një gëzim dhe hare e paparashikuar. Në punë do keni edhe disa vështirësi. Mund t’iu ikë një klient i rëndësishëm, por nuk duhet ta lëshoni veten. Financat do jenë të shkëlqyera dhe më të mira se kurrë.

Demi

Sot nuk do jeni shumë objektivë kur t’iu duket të bëni zgjedhje dhe mundet të gaboni. Në disa momente do duhet ta lini veten më të lirë dhe të jetoni momentin. Nëse jeni në një lidhje do mendoni më shumë për ta bërë çdo moment sa më të bukur, por jo çdo gjë do jetë e lehtë. Partneri në disa momente do jetë i pabindur. Sipas Dritare.net, ju beqarët keni për të realizuar takime shumë të veçanta, por më mirë të mos nxitoheni për të hedhur hapa sepse disa histori mund të jenë të ndërlikuara. Në punë duhet të reflektoni shumë gjatë para se të veproni sepse çdo gabim do ju shkatërrojë çdo gjë që keni arritur deri më sot. Financat nuk do jenë të këqija.

Binjakët

Me një komunikim të mirë, me durim dhe këmbëngulje do arrini gjithçka gjatë kësaj dite. Nëse jeni të dashuruar do kaloni vetëm momente të bukura dhe të mbushura me emocione. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do ua shprehë ndjenjat pafundësisht. Ju beqarët po nuk i shprehët ndjenjat sot nuk keni për ta bërë dot më kurrë. Në punë do ju duhet më shumë durim nëse doni të arrini objektivat. Arti i komunikimit do ju ndihmojë për të arritur edhe më lart. Buxheti do jetë shumë herë më i mirë kështu që mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më shumë se më parë..

Gaforrja

Do jeni shumë të duruar sot dhe të gatshëm të dëgjoni çdo këshillë që do iu jepet. Nëse keni një lidhje mund të pranoni edhe disa gabime që nuk i keni bërë vetëm që marrëdhënia juaj të ndryshojë për mirë. Partneri nuk do jetë shumë në humor dhe pa menduar gjatë mund t’iu thotë gjëra të gabuara. Mos ja vini veshin e mos u mërzitni. Ju beqarët duhet të hapni zemrën, veshët dhe sytë sepse para do ju dalin mundësi të shkëlqyera. Në punë do jeni praktikë dhe shumë të kujdesshëm me çdo hap. Buxheti do jetë i mirë dhe mund të përfitoni për të hequr disa para mënjanë.

Luani

Dinamizmi dhe kuraja do ju shoqërojë gjate gjithë kohës sot. Ju të dashuruarit do jeni shumë të dashur me atë që keni në krah dhe do mendoni të bëni dhe surpriza për ta mbajtur zgjuar pasionin. Premtimet e bëra do i mbani të dyja palët. Ju beqarët do zgjoheni nga gjumi letargjik ku kishit rënë dhe do ndiheni gati të provoni edhe aventura afatshkurtra. Në punë keni për të pasur më shumë sukses në orët e pasdites, atëherë kur të keni zgjidhur edhe disa mosmarrëveshje me kolegët. Shefat do iu japin edhe shpërblime. Gjendja e financave nuk do jetë e keqe dhe nuk duhet të ankoheni.

Virgjëresha

Urani do ju bëjë më të arsyeshëm gjatë kësaj dite dhe do reflektoni gjerë e gjatë para se të veproni. Në tërësi nuk do ketë të papritura të pakëndshme. Nëse jeni në një lidhje do i zgjidhni që në mëngjes mosmarrëveshjet e vogla dhe me pas do dashuroheni qetësisht me partnerin. Ju beqarët do jeni akoma më të favorizuar. Do realizoni takimet e ëndrrave dhe nuk do ndiheni bosh si dikur. Në punë në disa momente mund të irritoheni me disa kolegë dhe do shpërqendroheni, megjithatë kjo do zgjasë vetëm pak minuta. Shpenzimet kryejini me llogari dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.

Peshorja

Duke u treguar të përulur dhe të qetë keni për të arritur fitore më të mëdha gjatë kësaj dite. Nëse jeni në një lidhje do e lini çdo gjë në dorë të partnerit dhe ai do e pëlqejë këtë fakt. Ne mbrëmje do mendojë t’iu surprizoje me dhurata dhe diçka tjetër që as nuk mund t’iu shkojë mendja. Ju beqarët nuk duhet të jeni pesimistë sepse sot yjet parashikojnë ndodhi shumë interesantë. Sipas Dritare.net, në punë mëngjesi do jetë paksa i mërzitur, por më pas Marsi do ju nxitë të ndryshoni strategji dhe të arrini ato që doni. buxheti mund të përmirësohet dalëngadalë duke bërë më shumë ekonomi.

Akrepi

Do jeni të etur intelektualisht dhe seksualisht sot prandaj do jeni të gatshëm të provoni e të tentoni gjëra të reja. Nëse keni një lidhje do jeni të dy me partnerin shumë të dashuruar dhe për të mos lejuar rutinën t’iu pushtojë do bëni diçka ndryshe. Pasditja dhe mbrëmja do jenë flakëruese. Nëse jeni beqarët do keni takime, por do preferon të mos hidhni menjëherë hapa. Në punë mëngjesi do jetë pak i tensionuar, por më pas çdo gjë do ndryshojë, Do arrini atë që doni, por do keni dëshirë të mësoni edhe mbi fusha të tjera veprimi. për financat dëgjojini këshillat që do iu japin miqtë.

Shigjetari

Marsi do jete planeti që do ju udhëheqë gjatë kësaj dite dhe do ua bëjë më të lehtë rrugën për të arritur majat më të larta. Thuajse në çdo fushe keni për të pasur sukses. Nëse keni një lidhje do dini ta menaxhoni me mençuri edhe ndonjë debat të vogël dhe do bëni të pamundurën për të rikthyer harmoninë dhe emocionet si asnjëherë më parë. Ju beqarët mjafton t’ia vini syrin dikujt sepse keni për ta bërë për vete. Në punë, pavarësisht disa vonesave dhe pengesave, keni për të arritur atje ku keni dashur gjithmonë. Financat do jenë të kënaqshme dhe mund të shpenzoni sa të doni.

Bricjapi

Sot do keni njëmijë e një pyetje si ne planin sentimental ashtu edhe në atë profesional prandaj nuk do jeni shume të qetë. Nëse keni një lidhje gjeni sa më shumë kohë për ta kaluar me partnerin dhe për të folur me të [për gjërat që ju ndodhin në përditshmëri. Mos i mbani njëri-tjetrit të fshehta sepse ashtu vetëm sa do largoheni. Nëse jeni beqarë mund te ketë flirtime, por nuk pritet asgjë serioze. Në punë, projektet e nisura do marrin më shumë kohë dhe kjo do ju mërzitë pak. Më mirë pak durim sesa të nxitoni e të gaboni. Me financat duhet të jeni më të matur edhe sikur së fundmi të keni fituar ndonjë lotari.

Ujori

Sot do veproni gjithë kohës në hije dhe nuk do doni të dukeni. Nëse keni një lidhje nuk do ja shprehni hapur ndjenjat partnerit ama surprizat që do bëni do jene të mëdha dhe do e bëjnë marrëdhënien më të ngrohtë. Nëse jeni beqarë, një takim i papritur do ua ngrohë zemrën dhe do ju risjellë shpresën. Në punë do iu jepni më shumë rëndësi detajeve dhe mundet të keni disa vonesa. Gjithsesi shefat do ju kuptojnë dhe do ju vlerësojnë më pas për punën cilësore dhe të përkushtuar. Ekuilibri në planin financiar do ketë goxha tronditje prandaj nuk duhet të shpenzoni me shumicë.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të dhënë pas gjërave të rafinuara dhe do adhuroni bukurinë, elegancën dhe kulturën e gjerë. Nëse jeni në një lidhje do kërkoni të shkoni nëpër vende historikë dhe do pëlqeni që partneri ta bëjë çdo gjë me elegancë. Në fakt jo të gjitha dëshirat do mund t’iu plotësohen. pasdite mund të ketë edhe mosmarrëveshje. Ju beqarët do keni dikë në mendje dhe nuk do pranoni të hidhni asnjë hap për t’u njohur me personat që do iu joshin. në punë do mundoheni shumë për të arritur sa më lart, por jo çdo gjë do jetë e lehtë. Për fat të mirë gjendja financiare do jetë shumë herë më ë mirë se dje.