Sulmuesit grisën të paktën 50 Kurana dhe disa prej tyre i hodhën në tualet.
Dy xhami në Gjermani ishin në shënjestër të sulmeve islamofobe këtë fundjavë. Sulmues të paidentifikuar hodhën gurë ndaj xhamisë Qëndrore në Kassel duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Konsulli turk në Frankfurt, Burak Kararti dënoi sulmin dhe i bëri thirrje autoritetve gjermane të kapin autorët dhe të nxjerrin para drejtësisë.
Paralelisht me këtë, në shënjestër të sulmit vandal ishte edhe xhamia Rahman në Bremen, ku më së shumti frekuentohet nga afganët dhe pakistanezët.
Sulmuesit grisën të paktën 50 Kurana dhe disa prej tyre i hodhën në tualet.
Sulmin ashpër e dënoi edhe deputeti i Unionit Demo-kristian (CDU) në parlamentin krahinor Oguzhan Yazici, i cili u bëri thirrje autoriteteve të ndërmarrin masa dhe të mbrojnë xhamitë dhe sinagogat në mënyrën e duhur.
Në të dyja rastet prokuroritë kanë nisur hetime, kurse më herët sulme të ngjashme në xhamitë në Gjermani kryen simpatizuesit dhe protagonistët e organizatës terroriste PKK.