Fjalë Kyçe

A lejohet vaksinimi gjatë Ramazanit, imamët heqin dilemat

A lejohet vaksinimi gjatë Ramazanit, imamët heqin dilemat

Liderët myslimanë po përdorin rrjetet sociale, salla qyteti e diskutime përballë njëri tjetrit për të përhapur fjalën se është e pranueshme të vaksinohesh për COVID-19 gjatë agjërimit të muajit të Ramazanit.

Gjatë muajit të shenjtë për myslimanët i cili fillon javën e ardhshme, myslimanët në tërë botën i lënë ushqimet dhe pijet që nga lindja e diellit deri në perëndim. Diskutimet për vaksinën përqendrohet në atë se nëse vaksinimi paraqet aktiv e ndaluar e gëlltitjes së diçkaje përgjatë agjërimit, shkruan AP.

Imami Mohamud Mohamed ka thënë se vaksinimi nuk e prishë agjërimin dhe se marrja e saj është e lejueshme, por shtoi se disa njerëz e kanë keqkuptuar këtë, shkruan AP.

Lideri fetar më i lartë i Arabisë Saudite, Abdulaziz Al Sheikh dhe lideri i myslimanëve sunni në Liban, Abdul-Latif Derian, kanë thënë se marrja e vaksinës nuk bie në përbën prishje të agjërimit.

Të tjerë imamë, kudo, po ashtu kanë përçuar mesazhin e njëjtë se vaksinimi gjatë Ramazanit nuk pengon agjërimin, duke shtuar se edhe në rast të efekteve anësore që mund të shkaktojë vaksina, është në rregull të shtysh agjërimin për aq dita sa ndihesh mirë.