Një gazetar në Greqi është gjetur i vdekur para oborrit të shtëpisë së tij në periferi të Athinës, sipas policisë greke.
Giorgos Karaivaz u qëllua me armë zjarri, të premten pasdite, pranë makinës së tij në lagjen Alimos.
Televizioni privat Star TV ku punonte Karaivaz kanë deklaruar se ai ishte vrarë pasi ishte kthyer nga puna.
Dy persona që ishin në një motor mendohet se kanë shtënë 10 herë drejt gazetarit.
Qeveria greke, partitë e opozitës dhe sindikata kryesore e gazetarëve të vendit dënuan ashpër sulmin. Karaivaz raportonte për krimet që ndodhnin në shtetin e Greqisë.