Brazili që nga fillimi i vitit po përjeton një valë të dytë të pakontrollueshme të COVID-19 teksa numri i viktimave ka arritur në mbi 348 mijë.
Frika e rasteve të reja tani shtohet edhe me variantin P1 të COVID-19 i njohur si varianti brazilian, shkruan Aljazeera, transmeton Klan Kosova
Nëse Brazili nuk mund të kontrollojë shkallën e lartë të transmetimit të virusit, ekspertët kanë frikë se tragjedia e kujdesit shëndetësor të vendit mund të rrezikojë botën.
Nëse virusi lihet të qarkullojë lirshëm, ai mund të krijojë terrenin ideal për shumime të reja dhe madje të jetë edhe më vdekjeprurës.
Shtetet fqinje kanë mbyllur kufijtë me Brazilin si një përpjekje për të parandaluar që variante të reja të rrjedhin në pjesën tjetër të kontinentit dhe të dëmtojnë efikasitetin e vaksinës.
“Ne jemi shumë të shqetësuar. Shuma marramendëse e vdekjeve në Brazil në vetëm disa muaj është shqetësimi ynë më i madh”, tha virologu dhe studiuesi nga Instituti Kombëtar i Teknologjisë Bujqësore, Humberto Debat.
“Për fat të keq, ne kemi një president mohues i cili nuk pranon të ndjekë shkencën dhe inkurajon publikun të ndjekë”, tha Ethel Maciel, një profesor në Universitetin Federal të Sao Paulo.
Ekspertët kanë thënë se mungesa e masave të distancimit shoqëror ka krijuar mjedisin ideal për mutacionet e varianteve.
Kujtojmë se Brazili sipas World Meters radhitet si rajoni i dytë më i goditur në botë nga koronavirusi me 13 milionë e 375 mijë e 414 të infektuar, 348 mijë e 934 viktima dhe 11 milionë e 791 mijë e 885 të shëruar.