Fjalë Kyçe

Qeveria e Austrisë do të hapë 500 mijë vende të reja pune

Qeveria e Austrisë do të hapë 500 mijë vende të reja pune

Qëllimi i këtij plani të qeverisë: Të rikthehen dhe të hapen vende pune të rregullt për 500,000 njerëz. Për ata që kanë të ardhura të vogla dhe të mesme do të ulen taksat, shkruan albinfo.at

Qeveria austriake është në finalizimin e planit ekonomik të quajtur “Comebackplan”(Plani i kthimit) për t’u marr me krizën e koronës. Më këtë plan qeveria pretendon se do të rihapë vende pune për 500 mijë punëtorë.

“Qëllimi është që të kthehen në punë 500,000 njerëz brenda një viti, të cilët tani janë në punë me orar të shkurtër ose janë të papunë”, tha Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, raportojnë mediat austriake.

Ky plan është i ndarë në tri blloqe tematike: “Puna”, “Gjelbërimi dhe Digitizimi” dhe “Fuqizimi i vendndodhjes”. Secili prej këtyre do të mbikëqyret nga një ministër. Gjithashtu ministrat do të jenë përgjegjës për çdo detaj.

Ky plan është premtim i qeverisë austriake që brenda një viti të kthehen në punë të rregullt gjysmë milioni njerëz.

Plani i rikthimit do të prezantohet para mediave dhe publikut javët e ardhshme.