Princi Philip ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e tij në Kështjellën Windsor, pranë Mbretëreshës Elizabeth. Me sa duket, kjo ka qenë edhe dëshira e tij e fundit – të vidste në shtëpinë e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur një burim mbretëror për The Post.
Duka 99-vjeçar i Edinburgut qëndroi gati një muaj në spital për shkak të problemeve të zemrës, para se të ndërronte jetë në Windsor.
“Ishte dëshira e fundit e Dukës për të vdekur paqësisht në shtëpi”, tha burimi mbretëror. “Ne e dinim që kur ai u dërgua në shtëpi do të vdiste sipas dëshirës së tij, jo në një shtrat spitali, por në shtratin e tij. Princi Philiph nuk donte bujë. Ai donte t’i bënte gjërat në mënyrën e tij deri në fund.”
Në shkurt, princi u shtrua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni në zemër para se të linte spitalin më 16 mars – hera e fundit që ai u pa publikisht.
Në vitet e tij të fundit, Duka e kaloi pjesën më të madhe të kohës në një fermë private, me pesë dhoma gjumi në Wolferton, Norfolk. Ferma ndodhet në një pjesë të izoluar të Sandringham me pamje nga deti – dhe është vendi ku Mbretëresha, Princi Philiph dhe fëmijët e tyre shkonin kur donin të largoheshin nga vëmendja e publikut gjatë 50 viteve të fundit.