Fjalë Kyçe

Luftanijet amerikane kthehen mbrapsht, pasi Rusia i kërcënoi që të mos futen në Detin e Zi

Luftanijet amerikane kthehen mbrapsht, pasi Rusia i kërcënoi që të mos futen në Detin e Zi

Luftanijet amerikane që kishin nisur në formacion drejt Ukrainës nga Deti i Zi kanë ndryshuar kurs sot pasi Rusia paralajmëroi ushtrinë e Joe Biden të mos përfshihet në rajon “për të mirën e tyre”.

Burimet diplomatike thanë sot se kalimi i luftanijeve amerikane në ngushticën e Bosforit që duhet të kryej dje nuk ka ndodhur, raporton britanikja “TheSun”.

Agjencia shtetërore turke Anadolu tha se dy dislokimet ushtarake të parashikuara ishin anulluar dhe se nuk ka njoftime për një tjetër orar zhvillimesh.

Më herët Kremlini kishte parashikuar luftanijet e SHBA të qëndronin larg zhvillimeve në Krime “për të mirën e tyre”, duke e quajtur përfshirjen e tyre në detin e Zi “një provokim me qëllim të testojnë nervat e Rusisë”.

Zëvendës-ministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov, tha “Shtetet e Bashkuara po bëjnë gjithçka për të dëmtuar pozitën e Rusisë në skenën botërore. Ne nuk kuptojmë ndonjë shpjegim tjetër për qëndrimin e tyre, ky është konkluzioni ynë”.

Javën e kaluar Turqia njoftoi se ishte informuar nga dy luftanijet amerikane se “do të kalojnë në ngushticën e Bosforti drejt Deti të Zi, dhe do të mbeten në rajon deri më 4 maj”.

Agjencia AFP raporton se për lajmin nuk ka konfirmim nga Uashingtoni. Normalisht SHBA duhet të njoftojë 15 ditë më herët Turqinë për kalimin e mjeteve ushtarake në ngushticat e Bosforit ose të Dardaneleve, sipas kushteve të Konventës së Montreux në 1936, e cila lejon qëndrimin e luftanijeve në Detin e Zi deri në 21 ditë.

Njoftimi i javës së kaluar për dislokimin amerikan solli tensione mes Moskës e Kievit. Moska ka dislokuar 15 luftanije në Detin e Zi mes tensioneve me Ukrainën dhe aleatët e saj perëndimorë.

15 luftanijet ruse kanë lundruar në një rrjet të gjerë kanalesh e lumenjsh nga deti Kaspik, në detin Azov, e më tej në Detin e Zi.

Dje Rusia publikoi manovra të flotës së saj ushtarake në Detin e Zi, ashtu si dhe Ukraina që po kryen manovra ushtarake në tokë dhe ujërat pranë Krimesë.