Pekini zyrtar ka shprehur shqetësime serioze ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Japonisë, në ato që i ka cilësuar si lëvizje negative dhe përplasje të këtyre dy vendeve me Kinën.
Deklaratat nga Kina janë adresuar pak kohë para vizitës së planifikuar të kryeministrit japonez, Joshihide Suga, në Shtëpinë e Bardhë, për takimin e parë sy më sy të presidentit Joe Biden me një lider të huaj.
Takimi cilësohet si reflektim i Bidenit për të forcuar aleancat karshi Kinës në ngritje dhe sfidave të tjera globale.
Ministria kineze e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se Japonia dhe SHBA-ja duhet t’i marrin me seriozitet shqetësimet e Kinës dhe të shmangin ndërhyrjen në çështjet e brendshme të shtetit.