Komisioni evropian ka ngritur një proces gjyqësor kundër AstraZenecas për “dështim të plotë” të sasisë së vaksinave për të cilën ishte rënë dakord, njoftoi sot Ministri Irlandez i Shëndetësisë.
“Për sa i përket AstraZeneca, Komisioni ka filluar procedurat ligjore dhe në fillim të kësaj jave unë u bashkova me Irlandën si një nga palët në proces, veçanërisht rreth dështimit të plotë të AstraZenecas për të ofruar dërgesat e kontraktuara për Prill, Maj dhe Qershor”, tha Stephen Donnelly, raporton skynews.
Kujtojmë, në një takim të diplomatëve evropianë të mbajtur dje, shumica e vendeve evropiane konfirmuan se ata do të mbështesnin procesin gjyqësor kundër AstraZenecas për shkeljen e marrëveshjes për furnizimin e vaksinave për anëtarët e BE.
Ideja pas procesit gjyqësor është që të detyrojë AstraZenecan të japë dozat e vaksinës që premtoi të dorëzojë në një kontratë me Bashkimin Evropian.
Ndryshe, shumë shtete evropiane kanë pezulluar, gjegjësisht kanë ndërprerë vaksinimin e qytetarëve me AstraZeneca pas raportimit të mpiksjes së gjakut.