Gjashtë vetë vdiqën pasi zjarri përfshiu një spital psikiatrik në qytetin Odesa të Ukrainës, thanë autoritetet.
Pesë persona u shtruan në spital si pasojë e helmimit me monoksid karboni, njoftoi Shërbimi Emergjent i Ukrainës.
Sipas gazetarit të Radios Evropa e Lirë, të vdekurit përfshijnë një infermiere dhe pesë pacientë.
Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë.
Policia hapi një hetim penal për shkelje të mundshme të legjislacionit të sigurisë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se i vjen keq për “tragjedinë e tmerrshme” dhe udhëzoi kryeministrin Volodymyr Hroysman që të ngrejë një komision për hetime.
Zjarret vdekjeprurëse nuk janë të rralla në Ukrainë për shkak të infrastrukturës së vjetër dhe masave të dobëta të sigurisë.