Fjalë Kyçe

Takimi emocional mes babait dhe djalit që nuk ishin parë qe 57 vjet

Takimi emocional mes babait dhe djalit që nuk ishin parë qe 57 vjet

Këtë fundjavë ndodhi një takim emocional midis një babai dhe një djali që nuk e kanë parë njëri-tjetrin për 57 vjet.

Richard McCleary për herë të fundit e pa djalin e tij Jimmy kur ai ishte ende një fëmijë, dhe më pas ai e dha fëmijën e vogël për birësim dhe të gjitha gjurmët e tij ishin të humbura.

“E mbajta dy herë. Kishte një boshllëk në zemrën time për 57 vjet”, tha Richard.

Kur u rrit, Jimmy vendosi të përpiqej të gjente prindërit e tij biologjikë dhe bëri një test të ADN-së duke mos ditur që Richard kishte bërë të njëjtën gjë.

Kur u zbuluan se ishin të lidhur, doli se babai dhe djali jetojnë vetëm 30 minuta me makinë larg, në Karolinën e Jugut, raporton ABC News.

Pas një takimi të parë emocional, ata vendosën të kalonin ca kohë së bashku për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për të kompensuar një pjesë të kohës së humbur.