Kompania e cila prodhon kostume fluturuese, Gravity Industries, ka filluar testime të reja.
Bashkë me marinsat e Mbretërisë së Bashkuar kanë testuar kostumin fluturues në det për të parë nëse do të mund të ndihmonin në operacionet detare.
Gravity Industries ka lëshuar një video nga testimet e bëra përgjatë tre ditësh. Kompania ka thënë se aty kanë marrë pjesë 42 marinsa.
Në videon e publikuar, shihet se testimet janë zhvilluar me sukses, ku shihen marinsa që me kostume fluturuese, fluturojnë në distanca të vogla, nga një anije në tjetrën.