Fjalë Kyçe

BE-ja nënshkruan kontratë me Pfizerin edhe për 1.8 miliardë vaksina

BE-ja nënshkruan kontratë me Pfizerin edhe për 1.8 miliardë vaksina

Bashkimi Evropian ka nënshkruar kontratë të re për të blerë edhe 1.8 miliardë vaksina për COVID-19 të Pfizerit në periudhën 2021-2023.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se të tjera kontrata do të pasojnë.

Ajo në Twitter ka shkruar se tash duhet të përgatiten për fazën tjetër, që ka të bëjë me variantet e reja dhe me mundësinë e vaksinimit të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Von der Leyen ka thënë se procesi i vaksinimit po vazhdon mirë në BE.