Fjalë Kyçe

Regjisori iranian vritet nga prindërit pasi mbeti pa u martuar

Regjisori iranian vritet nga prindërit pasi mbeti pa u martuar

Regjisori Iranian, Babak Khorramdin, është vrarë dhe bërë copa-copa nga prindërit e tij në një “vrasje në emër të nderit” pasi nuk ishte martuar.

Ata po ashtu ia kanë copëtuar trupin, copat e të cilit u gjetën të dielën në qese bërlloku dhe në një valixhe të cilat ata i kishin hedhur diku në qytetin e Ekbatanit, në veri të Teheranit, shkruan DailyMail, transmeton KlanKosova.tv.

Gjithçka kishte filluar pas një grindjeje mes tij dhe babait të vet lidhur me çështjen që Khorramdini, që për një kohë kishte jetuar në Londër, nuk ishte martuar. Prindërit e tij janë arrestuar menjëhrë pasi janë rrëfyer për krimin e kryer.