Në kuadër të ekspozitës së 17 Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venedikut, do të inaugurohet Pavioni i Republikës së Kosovës, më 21 maj të vitit 2021.
Në kuadër të temës së përgjithshme të Bienales “How will we live together” ekspozita e Kosovës me titull “Containporary” është ideuar dhe kuruar nga arkitekti dhe artisti Maksut Vezgishi.
Komisioner i Kosovës është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përfaqësuar nga Jehona Shyti.
Inaugurimi zyrtar i Pavijonit të Kosovës do të bëhet nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku në Arsenale. I pranishëm në inaugurim do të jetë edhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si dhe Ambasadorja e Kosovës në Romë, Lendita Haxhitasim.