Ish-presidenti Donald Trump është paditur nga një grup i të drejtave civile që pretendon se ai u shkaktoi dëm aziatiko-amerikanëve, për emërtimin e COVID-19 si “virus i Kinës”.
Në ankesën e saj federale, “Koalicioni për të Drejtat Civile Kineze Amerikane” (CACRC) pretendon se Trump vazhdimisht i referohej koronavirusit si “virus kinez”, “virusi Wuhan” dhe “Kung Flu” duke shkaktuar kështu një rritje të krimeve kundër kinezo-amerikanëve dhe aziatiko –amerikanëve, shkruan metro.co.uk, përcjell KlanKosova.tv
“Sjellja ekstreme dhe e egër e Trump u krye gjatë gjithë pandemisë me shpërfillje të pamatur duke shkaktuar ankth kinez te amerikanët”, thuhet në procesin gjyqësor të paraqitur të enjten në Gjykatën e Rrethit Amerikan për Rrethin Jugor të New York.
Padia, e marrë për herë të parë nga TMZ, pretendon se origjina e COVID-19 nuk është ende e qartë dhe se Trump e dinte këtë dhe prapë bënte vërejtje poshtëruese. Aty thuhet se ‘fjalët kanë pasoja… sidomos ato që vijnë nga ata që kanë pozicione të fuqishme dhe me ndikim”.
Këshilltari i lartë i Trumpit, Jason Miller, e quajti procesin gjyqësor “një shaka të plotë”, duke shtuar se ky është një proces gjyqësor i çmendur dhe idiot.
Një studim i Universitetit të Kalifornisë, kishte zbuluar se “cicërima e virusit kinez” të Trumpit kishte nxitur një rritje të “hashtag”-ëve kundër aziatikëve në Twitter. Ndërkaq Trump në anën tjetër kishte mbrojtur frazat e tij, duke thënë: “Vjen nga Kina, kjo është arsyeja pse. Unë dua të jem i saktë”.