Gjatë tre muajve të fundit është rritur numri i shtetasve të BE-së të cilëve nuk ju lejohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të gjendjes me COVID-19.
Edhe pse në rregullat e Brexit-it ju lejohet që të vizitojnë vendin pa viza, tre mijë e 294 shtetasve të BE-së po ju pamundësohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar.
Vizitorët mund të ndalohen apo të dëbohen nëse dyshohen se kanë udhëtuar në Britani për të punuar apo për t’u vendosur pa përmbushur kërkesat e reja për vizë, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Shumica e qytetarëve të BE-së u kthyen nga kontrolluesit kufitar në terminalin hekurudhor Eurostar në Paris, pasi zbarkuan në aeroporte ose terminale në Mbretërinë e Bashkuar. Pasagjerët që mbërrijnë në aeroporte dhe porte mbahen në qendrat e paraburgimit në Mbretërinë e Bashkuar para se të dëbohen.
Shumë vizitorë janë detyruar të qëndrojnë me orë të tëra të mbyllur në aeroporte derisa është vendosur për kthimin e tyre.
Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se njerëzit që kanë intervista pune nuk duhet të dëbohen, pavarësisht gjërave që kanë ndodhur. Në fillim të muajit, Ministria e Brendshme urdhëroi zyrtarët kufitar të ndalonin mbylljen e shtetasve të BE-së në qendrën e paraburgimit dhe në momentin që ishte e përshtatshme, t’u jepnin atyre garanci për imigracionin nëse konsiderohej se shkelnin rregullat pas Brexit-it.
Marley Morris, drejtori në Institutin për Kërkime të Politikave Publike (IPPR) bëri të ditur se shifrat e imigracionit në tremujorin e parë treguan një ndryshim të fuqishëm në tendencat e imigracionit, pasi punëtorët e BE qëndruan larg ndërsa aplikantët për viza pune nga Hong Kong u rritën.
“Nëse kjo tendencë vazhdon, do të ketë ndikim të madh në tregun e punës dhe modelet e ardhshme të imigracionit,” tregoj Morris, transmeton Klankosova.tv.