Persona të armatosur kanë sulmuar dhe kanë plagosur ministrin e Transportit të Ugandas, ish-komandantin e ushtrisë Katumba Wamala, ndërsa kanë vrarë vajzën e tij dhe shoferin.
Dëshmitarët kanë thënë se burra në motoçikleta kanë gjuajtur disa herë drejt veturës së tyre afër shtëpisë.
Presidenti i Ugandas ka thënë se tashmë kanë gjurmë për vrasësit, teksa i ka quajtur “derra” dhe “terroristë”.
Ushtarët po bëjnë rojë te spitali ku Wamal po trajtohet, raporton AP.
Ai vlerësohet si një prej politikanëve dhe ushtarakëve më të respektuar në Ugandë.