Agjencitë e zbatimit të ligjit thanë se kanë arrestuar qindra kriminelë në të gjithë botën.
Operacioni trevjeçar, i konceptuar bashkërisht nga Australia dhe FBI-ja amerikane, është kryer duke përdorur një aplikacion të sigurt për mesazhe.
Aplikacioni ANOM është shpërndarë midis kriminelëve, duke i mundësuar policisë t’i monitorojë bisedat e tyre pa dijeninë e tyre.
Autoritetet thanë se kanë kryer arrestime në 18 vende.
Të arrestuarit përfshijnë të dyshuar që lidhen me mafian dhe grupet e organizuara kriminale.
Drogë, armë dhe para janë konfiskuar gjithashtu.
Australia tha se ka arrestuar 224 persona si rezultat i operacionit dhe se ka vepruar kundër 20 “kërcënimeve për vrasje”, duke shpëtuar potencialisht jetën e “një numri të konsiderueshëm të qytetarëve të pafajshëm”.
Kryeministri Scott Morrison tha se operacioni ka goditur bandat kriminale globalisht.
Zelanda e Re, e cila ndaloi 35 persona, e cilësoi operacionin si “aksionin më të sofistikuar në botë kundër krimit të organizuar”.
FBI dhe agjencia evropiane e policisë Europol pritet të dalin me më shumë detaje gjatë ditës.