Humbje të dëgjimit, probleme të rënda të stomakut dhe mpiksje të gjakut që çojnë në gangrenë janë disa prej simptomave që nuk shihen tek pacientët me Covid 19, por që këto simptoma sipas mjekëve në Indi po shfaqen tek pacientët e infektuar me variantin Indian.
Sipas Blomberg provat e hershme të mjekëve në Angli dhe Skoci tregojnë se ky variant rrit rreziku e shtrimit në spital më shumë se variantet tjera.
“Ne kemi nevojë për më shumë kërkime shkencore për të analizuar nëse këto të dhëna të reja klinike janë të lidhura me këtë variantit” ka thënë Abdul Ghafur mjek i sëmundjeve infektive në spitalin Apollo në Chennai, qyteti më i madh i Indisë Jugore.
Gahur më tutje ka thënë se ai po sheh më shumë pacientë me diarre tani sesa në valën fillestare të pandemisë.
“Vitin e kaluar ne menduam se mësuan shumëçka nga ky armik, por ka ndryshuar. Ky virusi është bërë kaq i paparashikueshëm” ka thënë ai.
Dhimbje të stomakut, të vjella, humbje oreksi, humbje dëgjimi dhe dhimbje të kyçeve janë ndër simptomat që po përjetojnë pacientët me e infektuar nga varianti indian, sipas mjekëve të cilët po merren me trajtimin e pacientëve në Indi.
Varianti indian i emërtuar nga OBSH me emrin Delta deri më tani është përhapur në 60 vende të botës gjatë 6 muajve të fundit.