Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e djeshme në Ulqin. Mediat në Malin e Zi bëjnë me dije se identiteti i viktimës ende nuk dihet.
Jozyrtarisht nga policia e Malit të Zi kanë thënë se nga rezultatet paraprake të hetimit trupi i pajetë i përket ish-shefi të policisë së Ulqinit, Rudolf Elezović.
Po i njëjti ka bërë me dije se shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga autopsia, por që tani për tani, gjithçka tregon për vetëvrasje.
Trupi i pajetë dyshohet se është i Rudolf Elezoviç, pasi ky i fundit u raportuar i zhdukur nga gruaja e tij më 27 Maj.
Kërkimet për ish-shefin e policisë u shtrinë dhe në Shqipëri, pasi mendohej se mund të ndodhej në këtë territor.
Elezoviç ka shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic. Më parë ai ka mbajtur poste të tjera të larta në policinë e Malit të Zi./tvklan