Ambasadorët nga 27 vendet anëtare të BE-së miratuan një propozim të modifikuar të Komisionit Evropian që njerëzit, të cilët kanë 14 ditë që janë vaksinuar plotësisht, duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë lirshëm nga një vend i BE-së në një tjetër.
Kufizimet për udhëtarët e tjerë duhet të bazohen në nivelet epidemiologjike të secilit vend nga vijnë. Udhëzimet e rishikuara vijnë ndërsa BE nis të aplikojë nga data 1 korrik certifikatat COVID-19 që do të tregojnë nëse një person është i vaksinuar, është shëruar ose ka një test të fundit negativ.
Ndërsa, ritmi i vaksinimeve përshpejtohet, blloku do të ndryshojë edhe kodimet e ngjyrave, të cilat tregojnë për sigurinë e secilit shtet.
Rajonet “e gjelbëria” tani duhet të kenë më pak se 25 raste për 100,000 njerëz në 14 ditë, me nën 4% të testeve pozitive. Kufijtë për nivelin e ardhshëm, “portokalli” gjithashtu do të rriten. Për udhëtimet nga një zonë e gjelbër, nuk duhet të ketë kufizime.
Fëmijët e moshës 12-vjeç ose më shumë mund të testohen, por do të futen në karantinë vetëm nëse i rrituri që i shoqëron duhet të karantinohet.
Sistemi është krijuar gjithashtu për t’u zbatuar me Islandën, Lihtenshtajni, Norvegjinë dhe Zvicrën, por jo me Britaninë.
Sidoqoftë, politika kufitare në tërësi është një çështje e vendeve individuale të BE-së, kështu që ata ende mund të vendosin rregullat e tyre.