Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka arritur në vilën ku do të takohet me homologun rus, Vladimir Putin.
Ai u prit nga presidenti zviceran, Guy Parmelin, pasi u përcoll nën masa të rrepta të sigurisë nëpër rrugët e Gjenevës.
Pritet që Bideni dhe Putini të zhvillojnë diskutime që mund të zgjasin deri në pesë orë. Gjatë takimit pritet të bisedohet për shumë tema, përfshirë stabilitetin e armëve bërthamore, ndryshimet klimatike dhe sulmet kibernetike.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë po qëndron në Zvicër pasi fillimisht e vizitoi Britaninë e Madhe, ku mori pjesë në punimet e samitit të Grupit G7, ndërsa më pas e vizitoi Brukselin për t’u takuar me liderët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.