Ka përfunduar takimi i shumëpritur mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin.
Nga Shtëpia e Bardhë kanë bërë të ditur se takimi ka përfunduar në ora 17:05 me orën lokale, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Putin në një konferencë për media ka thënë kanë qenë bisedime shumë konstruktikve dhe nuk mendon se kishte ndonjë armiqësi mes tyre/
Ai ka theksuar se të dy kanë rënë dakord që të kthejnë në të vendet diplomatët e dëbuar.
Po ashtu i pari i Rusisë deklaroi se ata kanë biseduar edhe për zhvillimet në Ukrainë.