Policia gjermane është vënë në kërkim të një personi të armatosur, i cili raportohet se ka vrarë një burrë dhe një grua gjatë të shtënave.
Hetuesit policorë thanë se një person u vra brenda një shtëpie, ndërsa tjetri jashtë saj. Sulmi ndodhi në qytezën veriperëndimore, Espelkamp, e cila shtrihet në perëndim të Hanoverit.
“Siç qëndrojnë gjërat, më shumë duket si krim sesa si terrorizëm”, tha një zëdhënës i policisë.
Gazeta “Bild” e citoi policinë të ketë thënë se vrasësi dukej se po vraponte pa kontroll në qendër të qytezës dhe se oficerët kanë thënë se sulmuesi është ende në arrati.
Pjesëtarët e policisë speciale kanë dalë në vendin e ngjarjes në Espelkamp, qytezë me rreth 20 mijë banorë në rajonin perëndimor, Nord Rhine Westphalen.
Rrethanat e sulmit janë të paqarta, por autoritetet thonë se nuk duket të ketë rrezik për publikun. Raportet fillestare treguan për një të vrarë, por policia më vonë tha se edhe një tjetër ka vdekur.