Pasagjerët që fluturuan pasditen e së dielës drejt Hamburgut ishin në dijeni se Gjermania ka hequr karantinën për fluturimet nga Tirana, por jo të gjitha detajet e udhëtimit.
Tamponi para nisjes jo më herët se 72 orë vazhdon të jetë i detyrueshëm. Ndërsa për ata shtetas shqiptare qe e kanë kaluar kovidin, jo më pak se 28 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 6 muaj pas infektimit duhet test antigen, i bërë jo më herët se 48 orë nga udhëtimi.
Për udhëtarët e vaksinuar me të dy dozat e vaksinave të njohura nga EMA mes të cilave janë dhe ato që përdoren në Shqipëri AstraZeneca e Pfizer nuk duhen teste por pasaportë vaksinimi në gjuhë të huaj.
Dokumenti që provon vaksinimin apo shërimin duhet të jetë i formuluar në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, në versionin e shtypur apo digjital. Për të udhëtuar drejt Gjermanisë nuk vlen pasaporta e vaksinimit në dy gjuhë qe e-albania lëshon për Coronavac kineze dhe as Sputniku rus.
Për të udhëtuar drejt Gjermanisë nuk është më i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.