S’mund të mohohet, se puna e presidentit amerikan është tejet rraskapitëse. Më 8 janar 1992, pas udhëtimit nëpër 16 zona kohore brenda 10 ditëve, presidenti shumë i lodhur Xhorxh H.W. Bush, e shpërfilli këshillën e mjekut të tij, dhe mori pjesë në një darkë shtetërore të shtruar për nder të tij në shtëpinë e kryeministrit japonez, Kiçi Mijazaua.
Rreth orës 20:20, midis servirjes së pjatës së dytë dhe të tretë (salmon krudo me havjar, dhe mish viçi i pjekur në skarë me salcë piperi), presidenti Bush nisi befas të mos ndihej mirë. Lideri 67-vjeçar i botës së lirë, humbi ekuilibrin dhe ra mbi shpinën e mikëpritësit të tij, dhe volli mbi pantallonat e Mijazauas në sytë e përfaqësuesve të 135 kombeve.
Pasi tmerroi të gjithë të pranishmit, Zonja e Parë Barbara Bush, nxitoi t’i vinte në ndihmë të shoqit duke i mbajtur një pecetë para gojës. Ndërkohë, një agjent i shërbimit sekret, kërceu mbi tavolinë për të kapur presidentin që po rrëzohej. Kryeministri japonez, kapi kokën e Bushit, dhe e uli ngadalë në dysheme pa ndjenja, presidentin e SHBA-së.
Pasi u përmend disa sekonda më vonë, presidenti Bush bëri shaka duke thënë se “duhej thjeshte ta rrokullisnin nën tryezë, derisa të përfundonte darka” dhe pas pak minutash, edhe pse tepër i zbehtë në fytyrë, Bush arriti që të ngrihet në këmbë. Ngjarja u raportua si e shkaktuar “vetëm si pasojë e një viroze gripale”, dhe jo një përsëritje e një fibrilacioni atrial, që e goditi presidentin në majin e vitit 1991, teksa po vraponte në Camp David. Televizioni japonez, refuzoi të publikonte pamjet e sikletshme.