Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shprehu shqetësimin ndaj variantit Delta, duke i bërë thirrje vendeve të tregohen vigjilentë.
Ai ka thënë se mutacioni Delta duket se po prek më shumë individët e pavaksinuar ose ata që kanë marrë vetëm dozën e parë të vaksinës dhe për këtë arsye duhen të përshpejtohen fushatat e vaksinimit.
Presidenti francez gjithashtu shtoi se Bashkimi Evropian duhet të marrë vendime të koordinuara në lidhje me hapjen e kufijve të saj për vendet e treta, dhe gjithashtu me njohjen e vaksinave që nuk janë miratuar nga Coreper.