Në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shembur një bllok apartamentesh, me ç’rast deri tash janë konfirmuar nëntë viktima.
Kryebashkiakja e Miami-Dade, Daniella Levine Cava, ka thënë që tashmë katër trupa të nxjerrë nga rrënojat janë identifikuar, por nuk dihet për fatin e më shumë se 150 vetave.
“Prioriteti ynë kryesor vazhdon që të jetë kërkim-shpëtimi, pra të shpëtojmë secilën jetë që mundemi”, ka thënë Cava për reporterët.
Një pjesë e ndërtesës kishte kolapsuar më herët gjatë mëngjesit të së enjtes teksa shumica e banorëve ishin në gjumë.
Për më tepër, ende nuk dihen shkaqet e shembjes së kësaj ndërtese.