Fjalë Kyçe

Rusia raporton rekord viktimash nga COVID-19 brenda një dite

Rusia raporton rekord viktimash nga COVID-19 brenda një dite

Autoritetet shëndetësore ruse të martën raportuan numrin më të lartë të vdekjeve një-ditore që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit Rusia raportoi 652 jetë të humbura nga koronavirusi, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Moska, kryeqyteti, regjistroi 121 vdekje ndërsa qyteti i dytë, Shën Petersburg – i cili do të presë çerekfinalen e EURO 2020 midis Zvicrës dhe Spanjës të premten – raportoi 119 viktima si numri më i lartë i raportuar që nga fillimi i pandemisë.

Rusia, tashmë konsiderohet si vendi më i goditur nga COVID-19 në Evropë me 134 mijë e 545 vdekje teksa javët e fundit është duke përjetuar edhe një rritje e rasteve të variantit Delta.