Me mijëra zjarrfikës amerikanë janë angazhuar që prej të enjtes në shuarjen e zjarreve që kanë kapluar pyjet në veri të Kalifornisë.
Shkaku i këtyre zjarreve janë evakuuar deri më tani mijëra banorë. Skenat e përshkruara si prej ferri janë përsëritje e peizazhit të vitit të kaluar, kur flakët kishin shkrumbuar më shumë se 17 mijë kilometra katrorë tokë, rekord në historinë e zjarreve të Kalifornisë.
Vala e të nxehtit nga Paqësori veriperëndimor ka kapluar ditëve të fundit edhe Kaliforninë, por temperaturat nuk pritet që të ulen deri më 4 korrik.
Duke punuar në terrene të papërshtatshme dhe gurore, më shumë se 1 mijë e 300 zjarrfikës janë angazhuar për shuarjen e zjarrit që dyshohet se nisi nga një vetëtimë gjatë javës së kaluar.
Ndërkaq vala e të nxehtit drastik, me temperatura që arritën deri në 49 gradë celsius, raportohet se ka shkaktuar vdekjen e qindra personave.