Vatikani ka bërë të ditur se Papa Françesku është hospitalizuar në Romë, për një operacion të planifikuar të zorrës së trashë.
Nuk është bërë e ditur ende se kur do të bëhet ndërhyrja mirëpo është paralajmëruar se do të bëhet i ditur lajmi kur të përfundojë operacioni.
Vetëm tri orë më herët, Papa Françesku kishte përshëndetur me gëzim publikun në Sheshin e Shën Pjetrit në përputhje me një traditë të së sielës, dhe u tha atyre se ai do të shkojë në Hungari dhe Sllovaki në shtator.
Ndërkohë që, një javë më herët, Papa, 84-vjeçar, kishte përdorur të njëjtën pamje tradicionale për t’i kërkuar publikut lutje të veçanta për papën, të cilat, mund të kishin lënë të kuptohet për operacionin e planifikuar në Poliklinikën Gemelli të Romës.