Një gazetar turk kritik i presidentit Recep Tayyip Erdogan i cili jeton si i dëbuar në Gjermani, ka thënë se është sulmuar dhe ka pësuar lëndime jashtë shtëpisë së tij në Berlin nga tre burra të cilët e kishin paralajmëruar që të ndalonte të shkruante.
Erk Acarer, reporter për gazetën e Turqisë “Birgun”, ka thënë se përmes një videoje se është sulmuar të mërkurën në oborrin e shtëpisë. 48-vjeçari ka thënë se ka qenë i shtrirë në spital për disa orë.
Policia e Berlinit e ka konfirmuar sulmin dhe tha se tre burra e sulmuan Acarerin, raporton AP.
Zëdhënësja e Policisë në Berlin, Patricia Braemer, ka thënë se: “Sipas hetimeve të para që filluan dje, nuk mund të përjashtohet se puna e tij si gazetar është prapa këtij sulmi”.
Sipas Acarerit, një nga sulmuesit i ka thënë në turqisht “ti nuk do të shkruash”.
Acarer është në mesin e gazetarëve që u persekutuan për raportim mbi funeralin e zyrtarit të inteligjencës turke i cili u vra në Libi dhe u varros heshtur. Pesë gazetarë u dënuan se shkelën ligjet duke zbuluar informacione sekrete.