Rreth orës 02:00 e natës, një stuhi e fuqishme përfshiu gjithë kantonin e Cyrihut, duke sjellur shumë dëme të mëdha, raporton albinfo.ch.
Një “rrymë” e fortë stuhie lëvizi në gjithë Zvicrën, por me intensitet të lartë ishte pikërisht në kantonin e Cyrihut.
Stuhia çrrënjosi pemët në Cyrih duke sjellur edhe dëme ekonomike. Theksohet se shumë shtëpi u dëmtuan nga erërat e forta, dhe shumë vetura u shkatrruan, shkruan tutje albinfo.ch.
Kjo situatë ishte e jashtëzakonshme, aq sa edhe ekipi i zjarrfikësve morri 1000 thirrje emergjente në një orë të vetme, gjë që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë kaq shumë thirrje për dëme nga natyra.
Ekipet emergjente tashmë kanë dalur në terren për të menaxhuar dëmet që ka shkaktuar stuhia.
Pylli në Käferberg u shkatërrua
Siç tregon një përdorues i Twitter, një pjesë e pyllit në Käferberg në Cyrih është shkatërruar plotësisht.