Aktakuza nuk e përmend cakun, por Masih Alinejad, autore dhe aktiviste iraniano-amerikane, thotë se ishte ajo. Komplotistët, të cilët të gjithë jetojnë në Iran dhe janë të lirë, gjithashtu pretendohet se komplotuan për të joshur një person në Mbretërinë e Bashkuar dhe tre të tjerë në Kanada e Iran
Katër zyrtarë të Inteligjencës iraniane janë akuzuar për komplot për ta rrëmbyer një gazetare në New York, kritike ndaj Iranit, thonë prokurorët amerikanë.
Aktakuza nuk e përmendi cakun, por Masih Alinejad, autore dhe aktiviste iraniano-amerikane, thotë se ishte ajo. Komplotistët, të cilët të gjithë jetojnë në Iran dhe janë të lirë, gjithashtu pretendohet se komplotuan për të joshur një person në Mbretërinë e Bashkuar dhe tre të tjerë në Kanada e Iran.
Qeveria e Iranit tha se akuzat ishin “qesharake dhe të pabazuara”.
Departamenti amerikan i Drejtësisë thotë se zyrtarët iranianë u përpoqën të joshnin gazetaren me bazë në New York në një vend të tretë ku ishte planifikuar rrëmbimi.
Përgatitësit madje u ofruan para familjarëve të gazetares në Iran me shpresë se do të bashkëpunonin, por ata nuk pranuan, pretendon aktakuza.
Ata punësuan hetues privatë për të spiunuar shtëpinë dhe familjen e shënjestruar në Brooklyn dhe për të vënë një videolidhje të drejtpërdrejtë.
Ata gjithashtu hulumtuan një shërbim që ofron anije të shpejta të stilit ushtarak për evakuim nga New Yorku City, dhe rrugë detare për në Venezuelë, një aleat i Iranit.
Zyrtarët e Inteligjencës punuan për të siguruar mbikëqyrjen e katër personave të shënjestruar në Kanada dhe Britani, sipas aktakuzës.
Alinejad, 44 vjeçe, është një figurë e shquar në mediat sociale dhe udhëheq një program në kanalin televiziv satelitor të financuar nga SHBA-ja në Zërin e Amerikës në persisht.
Ajo udhëheq fushata kundër mbajtjes së detyrueshme të shamive për gratë iraniane. Duke folur për aktakuzën në TV të martën, ajo tha: “Fillimisht, natyrshëm u ndjeva e tronditur. Pastaj u shqetësova … Pastaj mendova për këtë: ne kemi qenë të frikësuar nga regjimi islamik qe një jetë. Por tani regjimi islamik është frikësohet nga unë “.
Akuza thotë se zyrtarët iranianë u ndihmuan nga një banore iraniane e Kalifornisë, Niloufar Bahadorifar.
Ajo u arrestua këtë muaj dhe u akuzua për ofrimin e ndihmës financiare për komplotistët dhe shkeljen e sanksioneve kundër Iranit. Ajo është deklaruar e pafajshme.
William Sweeney, kreu i zyrës së FBI-së në New York, tha se tingëllonte disi si “ndonjë komplot filmik i largët”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Saeed Khatibzadeh, tha të mërkurën se “skenarë të tillë të Hollyëoodit” nuk ishin “asgjë e papritur nga Amerika”.
Në vitin 2019, gazetari disident me bazë në Paris, Ruhollah Zam, u josh nga agjentët iranianë për të udhëtuar në Irak, ku u rrëmbye dhe u dërgua në Iran. Ai u ekzekutua vitin e kaluar pasi u dënua për akuzat për kryengritje.