Fjalë Kyçe

Arrin në 67 numri i të vdekurve nga reshjet dhe vërshimet në Gjermani dhe Belgjikë

Arrin në 67 numri i të vdekurve nga reshjet dhe vërshimet në Gjermani dhe Belgjikë

Ka shkuar në 67 numri i të vdekurve në Gjermani dhe në Belgjikë pasi reshjet e mëdha të shiut bënë që lumenjtë të dalin nga brigjet e tyre.

Shumica e viktimave janë nga Gjermania, por nëntë janë të vdekur në Belgjikë, përfshirë edhe një vajzë 15 vjeçare.

Shtetet gjermane Rhineland-Palatinate dhe North Rhine-Westphalia janë goditur më së shumti, por edhe Holanda është goditur shumë po ashtu.

Reshje të mëdha do të ketë në tërë regjionin edhe gjatë së premtes, derisa zyrtarët lokal kanë thënë se ka ndryshim të klimës.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, por lidhja e çdo ngjarjeje të vetme me ngrohjen globale është e ndërlikuar.

Kancelarja Angela Merkel, e cila është në ShBA përpara një takimi me Presidentin Joe Biden, tha se ajo ishte “tronditur nga katastrofa”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.