Një burrë i dehur ka terrorizuar banorët e një lagjeje në Poloni duke u shfaqur me tank në mes të rrugës.
Oficerët arritën në qytetin e Pajeczno pasi morën një telefonatë në mesnatë: “Një tank T-55 zbarkoi në rrugën kryesore”.
Ata gjetën tankun e parkuar dhe një burrë të dehur rreth 49 vjeç, të ulur në ulësen e shoferit.
Siç rezulton, ai kishte qenë i autorizuar për të drejtuar automjetin luftarak. Eprorët i kishin thënë ta dërgonte tankun në servis me rimorkio pasi ishte dëmtuar, në vend që ta ngiste nëpër qytet.
Ata gjithashtu prisnin që të qëndronte esëll ndërkohë që drejtonte tankun e blinduar 36 ton.
Policia nuk ishte në gjendje të merrte tankun nga rruga deri në orën 5 të mëngjesit.
Alkooli mund t’i kushtonte shoferit dy vjet pas hekurave për drejtim në gjendje të dehur, dhe deri në tetë vjet burg për krijimin e një situate të rrezikshme.